Përshkrim
Sistemi përbëhet nga gjashtë filtra. Ka tre para-filtra (fishek filtri polipropileni 10″-1μm (1 mikron), fishek filtri me karbon të aktivizuar granulat 10″, bllok karboni i aktivizuar 10″-5μm (5 mikron)), 2 membrana të osmozës së kundërt 200GPD, 2 pompa presioni për ujë dhe 1 fishek “in-line” për përmirësimin e shijes dhe aromës së ujit.
Është i pajisur me valvul by-pass, e cila përzien ujin (uji i filtruar para membranës përzihet me ujin pas membranës) për të arritur përçueshmërinë e duhur, duke siguruar cilësi më të mirë të kafes.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
● Heq grimcat e ngurta dhe sedimentet (ndryshk, rërë, papastërti).
● Heq 99% të klorit, komponimeve organike dhe pesticideve.
● Përmirëson shijen dhe aromën e ujit.
● Membrana e osmozës së kundërt largon ndotës të ujit si plumbin, barium, krom, merkur, natrium, kadmium, fluor, nitrite, nitrate dhe selen.
● Përshkueshmëria e membranës është 0,0001μm (0.0001 mikron).
● Refuzimi i membranës është 90–95%.
Përmasat e sistemit R.O. (LxWxH): 50,00 x 30,00 x 38,00 cm
* Në paketim përfshihen: një set filtrash, çelësi dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm për instalim.



