17,220 ден

10 ne invertar

SKU: EW-041-0103 Kategori:
Përshkrim

Osmosë e anasjelltë me 6 faza, pompë, depo dhe çezmë. Ka 3 para-filtra (filtër polipropileni 10″ – 1 μm, karbon i aktivizuar i granuluar 10″, karbon i aktivizuar kompakt 10″ – 5 μm), membranë 75GPD, filtër të brendshëm me karbon të aktivizuar të granuluar për përmirësimin e shijes dhe aromës së ujit, si dhe filtër mineral që pasuron ujin me elemente si kalcium dhe magnez, të nevojshme për organizmin e njeriut.

Karakteristikat Teknike
● Heq grimcat e ngurta dhe sedimentet (rërë, ndryshk, papastërti, baltë)
● Heq 99% të klorit, derivateve të tij, substancave organike dhe pesticideve
● Ka 3 para-filtra për mbrojtje më të mirë të membranës dhe rritje të jetëgjatësisë së saj
● Membrana heq ndotës që mund të jenë të pranishëm në ujë, si plumbi, bariumi, kromi, merkuri, natriumi, kadmiumi, fluori, nitriti, nitrati dhe seleniumi
● Zgjidhje ideale në rastet me konsum të lartë uji, p.sh. aparate për kafe espresso, kafene etj.

Përmasat
Përmasat R.O. (LxGxH): 45,00 x 15,00 x 45,00 (cm)
Përmasat e enës së zgjerimit (LxD): 29,50 x 22,00 (cm)

Në paketë përfshihen: një set filtrash, çezmë dizajni, depo presioni, çelësi dhe të gjitha aksesorët e nevojshëm për instalim.